Shperndaje në Facebook.

Si të gatuani këto bonbone shtëpie për 10 minuta

Nuk janë të paketuara, nuk përmbajnë çokollatë, por kanë një shije të mrekullueshme.

Përgatitja e tyre në shtëpi të jep një ndjenjë kënaqësie, sidomos në rastet kur përfshihen dhe të vegjëlit.

Përgatitini dhe mbajini si një ëmbëlsirë të shijshme, zëvendësuese perfekte të kafesë.

Përbërësit:

2 gota qumësht

2 gota sheqer

20 gramë gjalpë

1 lugë çaji me kafe

Përgatitja:

Një një tenxhere të vogël hedhim qumështin, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin. I trazojmë duke i lënë fillimisht në flakë të lartë. Pas pak shtojmë edhe kafenë e cila shërben për t’u dhënë ngjyrë.

I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.

E ulim pak flakën, por jo deri në fund në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë. Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek shtrydhësja e limonit për t’u dhënë formë një e nga një.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close