Shperndaje në Facebook.

Serbia tregon dhëmbët: Për një vit do kemi ushtrinë më të fuqishme në rajon

Teksa ka vizituar një shkollë ushtarake, Aleksandër Vuçiç është shprehur se qytetarët e Serbisë së shpejti do të mund të shohin sa të fuqishme, të fortë dhe sa më të mirë sesa dikur, ky shtet e ka ushtrinë.

Vuçiç deklaroi se Serbia do të ketë në fillim të vitit të ardhshëm, ushtrinë më të fuqishme në rajon.

Kreu i shtetit serb ka thënë:

Ne sot investojmë shumë më shumë, buxheti ynë ushtarak nuk është më 650 milionë euro, por shumë më shumë, për shkak se ne nga burime të tjera i ndajmë edhe 350 milionë euro shtesë, prandaj llogarisni se buxheti ushtarak yni është 1 miliard ose më shumë se 1 miliard euro në vit. Në fillimin e vitit të ardhshëm do t’i kemi 14 aeroplanë MIGË më modernë nga brezi i katërt, avionë lufte të brezit të katërt, helikopterët H- 145 të blerë nga Gjermania e Franca e etj”.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close