Shperndaje në Facebook.

Përplasi çiftin me fuoristradë dhe u largua, policia e Shkodrës kap autorin (emri)

Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit të rëndë me një person të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Policia e Shkodrës bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Gjergj Toni ka përplasur me mjetin e tij tip fouristradë çiftin e bashkëshortëve në aksin Shkodër- Hani Hotit.

Besnik Beci është ndarë nga jeta si pasojë e aksidentit ndërsa bashkëshortja e tij Alketa Beci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasi Gjergj Toni pasi i ka përplasur çiftin që po ecnin në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes. Rreth 500 metër më tutje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e shtetasit Gjergj Toni si i dyshuar për aksidentin e rëndë. Policia vijon hetimet./

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close