Shperndaje në Facebook.

Mamaja e Klaudias për divorcin me Albin: Më mirë të kisha vdekur unë

Divorci mes Klaudia Pepws dhe Albi Nakos ka shkaktuar shumë diskutime dhe sidomos sulme ndaj Klaudias.

Ka qenë nëna e saj Lume Pepa ajo që në një intervistë për GSH ka rrëfyer gjtihçka për të gjithë këtë situatë.

Mes të tjerash ajo ka sqaruar edhe pse Klaudia e quajti Albin vëlla.

Është përfolur shumë në media ndarja e vajzës suaj nga Albi Nako, si nënë si e ke përjetuar këtë divorc?
Si çdo nënë. S’kam dashur ta besoj, m’u kthye jeta rrokullime mbrapsht. Të qenurit e tyre në atë pozicion përpara gjithë syve të atyre që i njihnin dhe që i donin bashkë ishte një “hall” më vete.

Po fjalët e njerëzve sa ju kanë shqetësuar?
Fjalët? Gjuha puth, pështyn, lavdëron dhe shan. Sigurisht që fjalët negative janë ato shqetësueset. Keqardhja nuk shprehet me sharje, këtë nuk arrij të kuptoj. Nëse dikujt i vjen keq për ndarjen e tyre, pse duhet patjetër të përbaltin njërin prej të dyve. A nuk janë ata artistë edhe veç e veç? Sepse fillimisht ata pëlqehen për artin që servirin, ndërsa marrëdhënia si bashkëshortë u takon vetëm atyre të dyve dhe nëse ofendojmë njërin, kemi ofenduar edhe tjetrin, pasi ata të dy kanë respektuar vendimin e tyre, t’i respektojmë edhe ne.

Ndërkohë që kjo çështje është sjellë sërish në vëmendje të njerëzve ditët e fundit, kur Klaudia e quajti Albin vëlla, juve si nëna saj, si ju duk etiketimi vëlla për ish-bashkëshortin?
Fjala “vëlla” e shprehur në shkallën më të lartë për një marrëdhënie të mirë, për mua nuk përben aspak alarm, e quaj kështu sepse u alarmuan disa komentues, të cilët do doja të ishin më të butë, sepse fjala “vëlla” nuk ishte vrastare sa po e bëjnë, përkundrazi Klaudia u shpreh e çiltër, e pastër, ashtu siç e njeh ai të cilit iu drejtua.

Klaudia ka dashur të përmbledhë me atë fjalë që ne jemi bashkë në një marrëdhënie dhe unë do ta kem si vëllain e madh, tek i cili mbështetet më i vogli për mendime dhe bashkëpunime në vazhdimësi dhe jo vëlla siç e morën, ata të cilët u irrituan.

Si i keni ndjekur reagimet e ashpra në rrjetet sociale?
Tani filloi beteja duke iu kundërvënë me shfryrje, fyerje dhe fjalë të pamerituara. Klaudia, figura, emri i së cilës ngriti dhe rriti krenarinë e çdo shqiptari në Itali, masakrohet padrejtësisht dhe për çfarë?! Nga fyerjet çdokush nuk ndihet mirë. Nëse dikujt s’i ka pëlqyer shprehja, jam dakord, por a ka një rrugë tjetër për t’u informuar për paqartësinë? Pse rruga e vetme duhet të kalojë nëpërmjet fyerjeve?! A ka fyer ajo qoftë edhe njërin prej gjithë atyre që kanë shkruar si u kanë ardhur fjalët, pa i situr mirë? Jo! A mund të tregojmë respekt për jetën e tjetrit, personalitetin dhe dinjitetin e një njeriu, pastaj të një artisti? A është ajo një njeri me ndjenja, prej mishi e gjaku njësoj si ne?

Ishte një moment kur Albi shpërtheu në lot, a mendoni se ka ende ndjenja për vajzën tuaj?
Albi u emocionua nga mesazhi i Klaudias, por më shumë më duket u emocionuan shikuesit, që derdhen mbi lotët e ëmbla të Albit, pluhur të helmosur për Klaudian. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë shprehjet dhe përkëdheljet e tyre, që iu përkasin vetëm atyre të dyve.

Po Klaudia ka ende ndjenja për Albin?
Më vjen keq që s’të përgjigjem, dot sepse nuk më përket mua të flas për ndjenjat e Klaudias…

Cila ishte arsyeja e divorcit të tyre?
Arsyen e dinë ata të dy.

Është e vërtetë që ka qenë Klaudia që i ka kërkuar fëmijë dhe Albi s’ka pranuar?
Albi i shprehu vetë ato që ndjente në TV edhe në lidhje me kërkesën e Klaudias për një fëmijë.

A i keni dhënë një këshillë vajzës suaj kur keni parë që marrëdhënia e tyre nuk funksiononte më?
Unë e mora vesh atëherë kur u bë publike. Albi vinte tek ne dhe ndërkohë bisedonte me Klaudian gjatë kohës që rrinte te ne. (Ata flasin çdo ditë bashkë dhe nëse Klaudia do ishte një përfituese apo mosmirënjohëse siç kam lexuar të thonë, si mendojnë ata që e kanë cilësuar të tillë, Albi do ta donte akoma?). Vendimin e kanë marrë të dy dhe arsyeja u përket atyre.

Çfarë ju ka thënë Klaudia në lidhje me Albin?
Unë kam folur me Klaudian, sigurisht, por pa influencuar, duke respektuar pa dëshirë këtë vendim. Ata janë të rritur dhe fjala ime ka qenë: Ndarja juaj më mirë të kishte ndodhur pasi të kisha vdekur unë.

A keni folur me Albin gjatë kësaj periudhe, çfarë ju ka thënë?
Me Albin? Po, flasim dhe përshëndetemi qoftë dhe me një mesazh. Ruajmë respektivisht relatat e mëparshme.

Si është jeta e Klaudias tashmë që po korr sukses jashtë kufijve të Shqipërisë?
Klaudia sapo nxori videon e parë të baletit me koreograf amerikan, të mbështetur nga menaxheria e saj italiane, Agata Imbrogiano, me të cilën kanë shumë projekte të cilat po i realizojnë një e nga një. E që jam e bindur që të gjithë ata shqiptarë që u treguan të nxituar duke i pickuar Klaudias krenarinë, do t’i kërkojnë falje në ditët në vazhdim

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close