Shperndaje në Facebook.

Kur Madridi po vajton, Bale përkujdeset për një relaksim qesharak

Ndonjëherë është mirë që pas një dite të pikëllushme dhe të lodhshme të ndodhin momente relaksimi
Kësaj radhe është Gareth Bale që ka bërë një postim në tëitter për ta uruar Lucas Vasquezin në spanjisht pasi që ai u bë baba, por Toni Kross ka bërë humor me Bale, i cili nuk e njeh fare gjuhën spanjishte.

Bale ia ka kthyer atë se tërë këtë e ka bërë me ndihmën e “google translate”.

Vazquez u bë baba për herë të parë sot, në një ditë kur do të mbahet mend për dorëheqjen e legjendës të Real Madridit.

Bale vazhdimisht është kritikuar për atë se nuk flet spanjisht edhe pse ka 5 vite në Madrid, derisa sot ka cicëruar të Vazquez me fjalët “muchas Felicidades” e cila përthehet “shumë urime”.

Kroos ishte i pari që bëri humor me Bale duke ja lënë një mesazh të këndshëm “spanjisht” e të shoqëruar me emotikona pas.

Bale e kuptojë shakanë e Kros dhe tha se këtë e bëri me ndihmën e google translate.

Por kjo nuk ishte e tëra pasi që Bale i përgjigjet Kroosit në gjuhën amtare gjermane.

“Google Translate ist eine ëunderbare Sache” e cila përkthet “Google translate është një gjë e mrekullueshme”, ka shkruar ai.

Pas largimit shokues të Zinedine Zidane të enjten në mbrëmje, Bale mund të jetë personi i radhës që do të largohet nga Bernabeu pasi që ai dëshiron të luaj më shumë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close