Shperndaje në Facebook.

Kishin dalë për peshkim, një familje befasohen kur pesë peshkaqenë balenë ua rrethojnë barkën në Florida (Video)

Një familje që kishin dalë për peshkim zbuluan pesë peshkaqenë balenë gjigantë në ujërat e Floridas.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Jacob Campoamor, 24 vjeç, ishte në anijen e tij në Gjirin e Meksikës kur pa krijesat – peshku më i madh në det.

Jakobi, nga Tampa, i cili filmoi peshkun, tha: “Ne ishim duke lëvizur nga një vend i peshkimit në tjetrin kur pamë një trazirë në ujë në distancë”.

“Ne shkuam dhe kontrolluam dhe në fund kuptova se kemi hasur në tre peshkaqenë. Ne ishim mahnitur dhe po shijonim përvojën”.

“Kur ata u larguan përfundimisht, ne i ndoqëm ata dhe gjetëm dy të tjerë – duke përfshirë edhe atë që mendonim se ishte një fëmijë”.

Jakobi ishte me babain e tij, gjyshin dhe dy xhaxhallarët në barkë kur u shfaqën peshkaqenë balenë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close