Shperndaje në Facebook.

Fotografia e guximshme dhe letra e kësaj nëne të re tregon të gjitha anët e errëta të shtatzënisë

Në këtë fotografi që ka postuar në Instagram, Alexandra tregon se si i janë shndërruar pjesë të trupit, pas shtatzënisë. Pranë saj është edhe fytyra e njërit prej fëmijëve.

Fotografia është shpërndarë në rrjet dhe është komentuar nga e gjithë bota, duke vlerësuar sinqeritetin dhe guximin e kësaj nëne për të thënë të vërtetën. Ja se çfarë ka shkruar ajo vetë…

“ E di që shumë prej jush do të pyesin se pse ishte e nevojshme që ta publikoja këtë fotografi por duhet të dini që mu deshën 18 muaj për të mbërritur këtu, 18 muaj për të mos qarë ndërsa shihesha në pasqyrë, 18 muaj për t’u ndjerë, më në fund, sërish ‘në lëkurën time’. Askush nuk të njeh paraprakisht me anët e errëta të shtatzënisë, askush nuk të thotë hapur për ndryshimet që do pësosh, fizikisht dhe mendërisht, pasi të bëhesh nënë.

Për mua koha pas lindjes ishte e gjatë dhe e vështirë! 18 muaj pas fëmijës së parë dhe 5 muaj pas të dytit, më në fund më duket se po shoh dritën dhe të ndihem vërtetë mirë! Bëj tifo për mamatë që luftojnë me depresionin e pas lindjes duke u zgjuar përditë çdo mëngjes për t’u marrë me fëmijët! Ju nëna që ende po qani për shenjat e lëkurës që ju ngelën pasi lindët fëmijët e mrekullueshëm, do ta kaloni një ditë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close