Shperndaje në Facebook.

FOTO/ Braktiset nga të gjithë, burri që vrau gruan lihet në burg

Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij, ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, ku ka marrë masën “arrest me burg”.

Shaholli ka shprehur në gjykatë pendesë për veprimin, si dhe u ka kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij.

“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve”, ka thënë ai.

I pyetur rreth mënyrës sesi e kishte vrarë bashkëshorten e tij, Ardjana Shahollin, ai dëshmoi: “E shtyva kur ra në tokë, ia përplasa kokën në dysheme disa herë.”

Më herët, prokurorja e çështjes, Rabjana Halili kërkoi largimin e gazetarëve nga salla me arsyetimin e ruajtjes së hetimeve.

Ngjarja makabre ndodhi në Durrës, në lagjen numër 15, mbrëmjen e 8 majit. Pas krimit, në gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Çlirim Shaholli ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ndodhi papritmas dhe ai ende nuk e besonte se kishte vrarë gruan e tij.

“U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, ka deklaruar në gjendje shoku bashkëshorti 42-vjeçar.

Gruaja e tij Ana 40 vjeçe mbërriti në spitalin e Durrësit me një plagë në kokë, ku dhe humbi jetën pak minuta më vonë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close