Shperndaje në Facebook.

Flet babai i Xhuljetës: Policia premtoi se do ta mbronte, por ditë me pas nuk e mbrojtën !

Vrasja e Xhuljetës teksa po shkonte në provimet e maturës ishte një kambane alarmi që ka tronditur mbarë shoqërinë shqiptare.

Policia ishte në dijeni të konfliktit dhe e lejoi të babain e një fëmije të mitur, të thurte planin e vrasjes se 19-vjecares.

Sot, Xhuljeta dhe Xhaferi nuk jetojnë më, por familjarët e tyre janë mbushur plot dhimbje.

Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra dhe thotë se nuk kishte asnjë dijeni që Xhuljeta të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin.

Në një intervistë me “TV Klan”, ai ka treguar se pasi kishte bërë denoncimin në polici, mamanë e Xhuljetës e kishte telefonuar oficeri i zones, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës. Por ajo u vra tre ditë më pas dy plumba.

Intervista

Çfarë dijeni keni ju për gjithë ngjarjen?

Asnjë gjë. Unë kam qenë në Greqi, vetëm kur më morën në telefon që të kanë vrarë gocën më thanë.

Ju kishit informacion se vajza juaj ishte lidhur me Xhafer Matën apo ishte ndarë?

Jo. Unë me gocën flisja natë për natë. Dy netët e fundit nuk kam folur me të.

Po bashkëshortja juaj ka patur dijeni më datën 7 Maj se është bërë kallëzim?

Atë natë që erdha fola me nusen, më tha që më ka marrë në telefon i plotfuqishmi i zonës që mos ki frikë se do ta mbrojmë gocën.

Sa ditë para vrasjes?

Tre ditë para.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close