Shperndaje në Facebook.

Alarmon Berisha: Rama planifikon të hapë kampet për ish-terroristët e ISIS-it!

Tashmë është zyrtare se disa vende të BE po diskutojnë ngritjen e një kampi për azilkërkuesit e refuzuar, në një shtet që ndodhet në kontinentin europian, por nuk është pjesë e unionit.

Natyra e bisedimeve, por edhe kushtet e vendosura për vendin mikpritës kanë ngritur dyshimet se shteti i përgjedhur nga fuqitë europianë mund të jetë Shqipëria.

Pas deklaratës së dhënë sot në një intervistë nga zv/ministrja e Brendshme, ku shprehej se qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët, por sipas saj vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur emigrantët.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se Rama se ka kërkuar hapjen e kampeve për ish terroristët e ISIS dhe refugjatët në Shqipëri!

Ai shkruan se:

Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!

Zedhensja e Norieges, ndrikulle Voda deklaron se:

-BE nuk i ka kerkuar Norieges te krijoje kampe refugjatesh ne Shqiperi !

-Por Rama i ka kerkuar BE te krijoje kampe me ish terroriste te ISIS dhe refugjatesh ne Shqiperi.

Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!

Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre.

2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote.

U bej thirrje vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen.

Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shnderroje Otranton ne varrezen gjigande me te madhe te detrave! sb”

Dyshimet kanë lindur pasi si fillim vendi ynë plotëson të treja kriteret e kërkuara nga BE-ja, nuk ëshë anëtare e BE-së, është gjeografikisht në Europë dhe nuk është një vend tërheqës për emigrantët. Sikur të mos të mjaftonte kjo, vendi ynë ka një përvojë të ngjashme: strehimin e muxhahedinëve.”

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close